Show - Biz

Ish-futbollistët e shpëtojnë Standardin

Published

on

Paratë nga ish-futbollistët Marouane Fellaini dhe Axel Witsel kanë shpëtuar klubin belg Standard Liege nga përjashtimi nga elita e futbollit të Belgjikës, shkruan agjencia Reuters.

Standardi me sukses ka apeluar ndaj tërheqjes së licencës së saj profesioniste.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Evertonit, Fellaini, ia ka huazuar klubit tre milionë euro, ndërsa mesfushori i Borussia Dortmundit, Witsel ka investuar në një kompani që ka blerë stadiumin e klubit dhe do t’ia jap me qira klubit sërish, kanë bërë të ditur mediumet belge.

Federata e Futbollit të Belgjikës muajin e kaluar ia tërhoqi licencën Standardit shkaku i borxheve, duke e rrëzuar kështu klubin në rangun e katërt të futbollit në vend.

Advertisement

Mirëpo, apeli në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Belgjikë ka rezultuar i suksesshëm, ka njoftuar zëdhënësi i Standardit, Olivier Smeets.

Standardi, që përfundoi në vend të tretë në grupin e vet në Ligën e Evropës këtë stinor pas Arsenalit e Eintracht Frankfurtit, gjendej në vendin e pestë në renditje në ligën belge në momentin kur u pezullua kampionati shkaku i koronavirusit.

Te Standardi luan mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Advertisement

Trending

Exit mobile version