Jahti gjigant rus sfidon sanksionet, lundron i lirë në zemër të Hormuzit!

albnews
By
2 Min Read

Një jaht gjigant i lidhur me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA-të ka kaluar sot, 25 prill, Ngushticën e Hormuzit, një zonë shumë e ngarkuar dhe strategjikisht e rëndësishme, raporton CNN duke cituar të dhëna për gjurmimin e anijeve.

Jahti, i quajtur Nord, me gjatësi rreth 142 metra dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, u nis mbrëmë nga Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kaloi gjatë natës përmes Ngushticës, sipas platformës MarineTraffic.

Destinacioni i tij përfundimtar është Muscat në Oman.

Anija vlerësohet të ketë një çmim prej të paktën 500 milionë dollarësh dhe besohet se i përket Alexey Mordashov, president i një gjiganti të industrisë së çelikut dhe minierave dhe një prej miliarderëve më të pasur në Rusi. Edhe Associated Press ka konfirmuar se Mordashov është pronari i jahtit.

Jahti, i cili është rreth një herë e gjysmë më i madh se një fushë futbolli amerikan, thuhet se ka ndjekur një rrugë pranë ishullit iranian Larak, një zonë që sipas burimeve detare përdoret shpesh nga Forcat e Gardës Revolucionare Islamike për të monitoruar trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka sanksionuar Mordashovin në vitin 2022, së bashku me disa kompani të tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të rritur.

Share This Article