Kosova

“Jemi miqtë më të mirë që u dashuruam”/ Rita Ora zbulon detaje të rralla mbi martesën

Published

on

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka ndarë detaje të veçanta mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi, në një intervistë për revistën “Hunger”.

34-vjeçarja me origjinë shqiptare, e martuar me Waititi-n që nga viti 2022, e përshkruan marrëdhënien e tyre si një miqësi të fortë që u shndërrua në dashuri.

“Taika dhe unë jemi miqtë më të mirë dhe donim ta jetonim këtë përjetësisht”, tha ajo për “DailyMail”. Rita pranoi se kishte marrë vetë iniciativën për t’i propozuar regjisorit, duke thyer traditën.

Ylli i muzikës tregoi gjithashtu se martesa ka qenë një hap i madh që frymëzoi albumin e saj më të fundit “You & I”, duke u shprehur: “Doja të isha një libër i hapur dhe t’u tregoja njerëzve se ku jam në jetën time”.

Advertisement

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Los Angeles, të cilën e konfirmuan një vit më vonë. Rita theksoi se me Taika-n ndihet e sigurt dhe e plotësuar, duke lënë pas të kaluarën e saj sentimentale me emra të njohur si Bruno Mars, Calvin Harris dhe Andrew Garfield.

Advertisement

Trending

Exit mobile version