UK

Kablloja elektrike vret 13 qen gjatë stuhisë në Angli

Published

on

Trembëdhjetë qen kanë ngordhur pasi u goditën nga energjia elektrike kur një kabllo ra në vendin ku ata po qëndronin, gjatë stuhisë Dudley që ka përfshirë të gjithë Britaninë.

Qentë u vranë kur një pemë u rrëzua dhe solli një pjesë të linjës së sipërme të energjisë elektrike në vendbanimin e tyre, në North Yorkshire.

Kablloja 11,000 volt ra poshtë pasditen e së mërkurës, raporton Independent.

Advertisement

Njëmbëdhjetë Labrador dhe dy Cocker Spaniel, të moshës nga gjashtë muaj deri në shtatë vjeç, u vranë.

Trending

Exit mobile version