Bota

Kapet 650 kilogramë kokainë

Published

on

Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në dhjetë vitet e fundit.

Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Lvornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.

Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika, shkruan ATSH. “Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë.

Advertisement

Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version