Katari ka shprehur mbështetjen për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i jepte fund konfliktit në rajon, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Doha mbetet e përqendruar te një zgjidhje e plotë, në një kohë kur raportimet sugjerojnë se Irani kërkon të ndajë çështjen e Ngushticës së Hormuzit nga negociatat për programin bërthamor.
Ai theksoi se siguria rajonale është shqetësimi kryesor i Katarit, duke shtuar se zhvillimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin në rajon.
Në të njëjtën kohë, Katari mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit, duke theksuar se nuk është e nevojshme zgjerimi i rrethit të negociatave, përcjell A2CNN.
Sa i përket situatës në Ngushticën e Hormuzit, al-Ansari u shpreh qartë se kjo rrugë strategjike nuk duhet të përdoret si mjet presioni, ndërsa çdo përpjekje për të bllokuar lundrimin është e pajustifikueshme dhe nuk duhet të ndodhë.

