Bota

Katër vende europiane prezantojnë planin për Covid-19

Published

on

Katër vende europiane të ashtuquajtura “katërshja kursimtare” prezantuan sot propozimet e tyre të planit të rimëkëmbjes për të ndihmuar Bashkimin Europian për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, duke konfirmuar refuzimin e çdo mekanizmi për bashkimin e borxhit europian.

Këto vende kërkojnë një ndihmë urgjente për vendet më të prekura nga kriza si pasojë e COVID-19, por hedhin poshtë perspektivën për çdo rritje të buxhetit të BE-së dhe të një bashkimi të përgjithshëm të borxhit të saj, ashtu si e parashikon plani Merkel-Macron.

“Holanda, Austria, Danimarka dhe Suedia kërkojnë një ndihmë urgjente për vendet më të prekura, në formën e kredive me kushte të favorshme që do të jepen në dy vjet”, sipas një propozimi të publikuar nga zyra e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

“Për më tepër, paratë e huazuara duhet të jenë të orientuara drejt aktiviteteve që kontribuojnë më shumë në rimëkëmbjen, të tilla si kërkimi dhe inovacioni, forcimi i sektorit të shëndetit dhe një tranzicion i gjelbër”, sipas propozimit.

Advertisement

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel prezantuan të hënën një plan prej 500 miliardë eurosh për të ringjallur një ekonomi të dëmtuar nga pandemia COVID-19, përmes një mekanizmi të paprecedent të bashkimit të borxheve Europiane.

Fakti që Gjermania u pajtua me idenë e një borxhi të dhënë bashkarisht u perceptua si një kthesë vendimtare në institucionin europian.

Katër vendet vazhdojnë të shprehin kundërshtimin e tyre për bashkimin e borxhit, një proces, sipas tyre, që do t’u mundësonte ekonomive europianë më pak të disiplinuara dhe më të dobëta të përfitojnë padrejtësisht nga financimi më i lirë falë atyre më të fortëve të veriut.

Advertisement

Komisioni Europian do të prezantojë javën e ardhshme planin e saj për stimulimin e rimëkëmbjes ekonomike pas krizës.

Trending

Exit mobile version