UK

Kompania britanik e luksit Burberry, rikthehet me rritje fitimesh

Published

on

Kompania britanike e luksit Burberry ka raportuar për performancë pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke shënuar fundin e një periudhe dyvjeçare me rezultate negative.

Shitjet janë rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë pas një periudhe disa mujore që kompania arrin të regjistrojë rritje, çka tregon se strategjia e re e drejtorit ekzekutiv Joshua Schulman po jep rezultat.

Ai ka orientuar markën drejt produkteve të saj më karakteristike, si palltot dhe shallët, duke qëndruar tek stili klasik britanik bashkëkohor.

Advertisement

Lajmi pozitiv ka ndikuar menjëherë në bursë, ku aksionet e Burberry-t u rritën me gati 6% deri në orën 09:10 sipas kohës së Londrës.

Kjo, për shefin ekzekutiv Joshua Schulman, tregon se marka po fiton sërish besimin dhe interesin e konsumatorëve.

Advertisement

Trending

Exit mobile version