Kosova

Kosova mposht Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit në kualifikimet për Botëror

Published

on

Kosova ka mbyllur me fitore fazën e eliminatoreve për Botërorin 2021 në hendboll.

Fitoren e parë në kuadër të Grupit 3 kualifikues, Kosova e arriti ndaj Gjeorgjisë, 30:21.

“Dardanët” ishin më të mirë se rivalët vazhdimisht duke arritur në fund fitore me rezultat bindës.

Grupin 3 Kosova e mbyll me tri pikë nga tri ndeshje, duke shijuar të tri rezultatet, fitoren ndaj Gjeorgjisë, barazimin me Italinë e humbjen nga Rumania.

Advertisement

Trending

Exit mobile version