Bota
Kryeministri Rama, darkë në Pallatin Elize me presidentin Makron dhe liderët evropianë
Kryeministri Edi Rama mbërriti të premten në darkën zyrtare të thirrur nga Presidenti Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron).
Shefi i qeverisë hyri në Pallatin Elize i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.
Më pak se një muaj më parë, në Pallatin e Brigadave, ishte presidenti Makron i cili u ul në darkën e shtruar në nder të tij dhe për “miqtë e Francës”, për të dekoruar në Tiranë me titullin “Oficer i Lartë të Legjionit të Nderit” shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.
Gjatë ditës, kryeministri Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku u trajtua tema “Kërcënimet dhe rreziqet, pikë kthese për paqen e sigurinë në hapësirën kibernetike”. Në Forumin e Paqes, u fol edhe për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Z. Rama gjatë qëndrimit në Paris foli sërish për marrëveshjen e refugjatëve të nënshkruar rishtas me Italinë. Rama tha se pavarësisht kundërshtimeve nga opozita në të dyja vendet, ai beson se marreshja me homologen italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia) është e drejtë.
Gjithashtu në Forumin e gjashtë të Paqes i ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti