Albania

Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit

Published

on

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit. Emigranti është kthyer në vendin e tij të origjinës.

Në një postim në “X”, Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas medias italiane “ANSA“, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.

Advertisement

Trending

Exit mobile version