Kosova

Kurti: Sylejman Selimi i kushtëzuar si Kosova

Published

on

Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka pritur në shtëpinë e tij mysafirë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe figura politike.

Sot, Selimin në vendlindjen e tij e ka vizituar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve dhe një shkrimi në llogarinë e tij Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Advertisement

Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.


Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version