Albania
Kush janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike nga AKSHI?
Skandali i tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka nxjerrë në pah një fakt kyç: fondet publike janë përqendruar ndër vite te i njëjti rreth i ngushtë kompanish dhe biznesmenësh në sektorin e teknologjisë.
Sipas të dhënave të procedurave të prokurimit, një numër i kufizuar subjektesh rezultojnë përfituesit kryesorë të kontratave të AKSHI-t, duke ngritur dyshime për konkurrencë të kufizuar dhe favorizim sistematik.
Përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike nga AKSHI, denoncuar prej vitesh nga JOQ ALBANIA, janë:
- Ermal Beqiri – HORIZON
- Gentian Likaj – Communication Progress
- Grigor Joti – INFOSOFT
- Laert Kasaj – RATECH
- Nursen Metuli – A-T-D (Albanian Technology Distribution)
- Sokol Sinani – DATA LOG, ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj
- Andis Papa – FASTECH, kompani pas së cilës dyshohet se fshihet Ilir Beqaj
- Gerond Meçe – Advanced Business Solutions
- Igli Gjelishti – Image & Communications Development
- Artan Dulaku – Albanian Satellite Communications
- Endri Meksi – MC Networking
Përqendrimi i kontratave te këto subjekte ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën e funksionimit të AKSHI-t dhe mbi ndikimin e lidhjeve politike apo institucionale në shpërndarjen e parave publike.
Hetimet në vijim pritet të sqarojnë nëse ky model ka qenë thjesht rezultat i dominimit në treg, apo një skemë e mirëorganizuar që ka përjashtuar konkurrencën reale dhe ka cenuar transparencën në përdorimin e fondeve shtetërore.
JOQ