Kosova

LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim

Published

on

Përparim Rama i LDK-së, kryetari aktual i Prishtinës, ka shpallur fitoren në kryeqytet. Ai falenderoi qytetarët për besimin që i dhanë edhe për një 4 vjeçar tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim.

 “Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës e unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh sepse ka fituar vullneti për zhvillim, për unitet dhe për qytetari”, tha Rama para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës “se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë, sepse Prishtina është e të gjithëve”.

Sot fitoj qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim. Fitoj kultura demokratike, mbi kultin e individit, fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama.

Advertisement

Ai e ka përshëndetur edhe kundërshtarin e tij, Hajrulla Çeku, duke i dhënë edhe një mesazh. “E ftoj të reflektoj me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo për bllokim”, tha ai.

Trending

Exit mobile version