Legjionarët / Shënon Asllani, Uzuni jep asist dhe Gripshi shpallet lojtari i ndeshjes

albnews
By
1 Min Read

Kampionatet europiane dhe ai amerikan kanë hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku protagonistë kanë qenë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për Beshiktashin, duke ngushtuar diferencën në ndeshjen ndaj Samsunsporit. Në Rusi, Nazmi Gripshi dhuroi një asist që e kaloi në epërsi ekipin e tij, Rubin Kazan. Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, mesfushori kuqezi u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon të konfirmohet si një pikë kyçe e skuadrës së tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e fundit të Austin ndaj Torontos.

Ndërkohë, në ndeshjet e fundit, si titullarë u aktivizuan Strakosha, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu, Gripshi dhe Daku, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.

Share This Article