Letra e Kurtit, kryetarja e grupit të LDK: Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Grupit parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për herë të parë në lidhje me letrën që Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar LDK-së për një bashkëpunim të mundshëm politik.

Para mediave dhe para nisjes së mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Bajrami ka theksuar se çështja në fjalë është duke u trajtuar brenda strukturave të partisë dhe se kryetari Lumir Abdixhiku është i vetmi që ka ekskluzivitetin për të dhënë një përgjigje zyrtare.

“LDK-ja është një parti e strukturuar dhe çdo komunikim i tillë institucional trajtohet me kujdesin e duhur. Kryetari i partisë, z. Abdixhiku, është ai që ka të drejtën dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur zyrtarisht çdo nisme apo komunikimi të tillë nga jashtë”, u shpreh Bajrami 

Share This Article