Show - Biz

Liga portugeze cakton datën e rikthimit

Published

on

Vazhdojnë lajme të mira për futbollin evropian. Çdo ditë kampionate të ndryshme po e caktojnë datën e rikthimit.

Të martën këtë e ka bërë edhe liga elite e Portugalisë. Ndeshjet e kampionatit portugez do të luhen prej 4 qershorit, ka njoftuar Reuters.

Qeveria e Portugalisë kishte dhënë leje që ndeshjet të luhen prej 30 majit, por liga të martën ka njoftuar se ndeshja e parë do të luhet më 4 qershor. Rifillimi është shtyrë pak që të ketë kohë të mjaftueshme për të inspektuar të gjitha stadiumet. Po ashtu duhet të testohen të gjithë lojtarët para se kampionati të vazhdojë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version