Sports

Liverpool vendos rekord transferimi me Isak

Published

on

Liverpool transferoi sulmuesin suedez Alexander Isak nga Newcastle United për rreth 150 milionë euro, një rekord për futbollin britanik. Lajmin e bën të ditur Sky Sports.

Isak ishte ndër lojtarët kryesorë që i dhanë Newcastle Kupën e Ligës së Anglisë, trofeun e parë të rëndësishëm pas 70 vitesh.

Bisedimet e zgjatura për të arritur marrëveshjen dominuan merkaton e verës në Premier League, ku fillimisht oferta ishte më shumë se 125 milionë euro, por nuk u pranua.

Shuma e paguar për Alexander Isak kalon edhe atë të Florian Wirtz. Liverpool i dha Bayer Leverkusen gati 135 milionë euro, përfshirë bonuset.

Advertisement

Skuadra e njohur angleze ka shpenzuar 520 milionë për t’u përforcuar gjatë kësaj vere.

Këto lëvizje po japin rezultat, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premier League me pikë të plota.

Advertisement

Trending

Exit mobile version