Bota

Lofven: Irani të marrë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit

Published

on

Suedia kërkon që Irani të marrë përgjegjësi të plotë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas mbi Teheran, deklaroi kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Lofen vuri në dukje se Irani pranoi sot se kishte qëlluar aksidentalisht me një raketë avionin Boeing 737, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord, përfshirë këtu edhe 17 qytetarë suedezë.

Ai gjithashtu shtoi se Republika Islamike duhet të angazhohet në një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Fakti që avioni u qëllua është i tmerrshëm. Qëllimi i një avioni civil, pavarësisht nëse ky ishte gabimisht ose jo, është një veprim që duhet të dënohet dhe për të cilin Irani duhet të marrë përgjegjësi të plotë”, deklaroi Lofven./ATSH/

Advertisement

Trending

Exit mobile version