Maqedonia

Maqedoni/ Kompletohen emrat e ministrave të qeverisë së re, ja sa prej tyre do të jenë shqiptarë

Published

on

Emrat e kandidatëve për anëtarë të rinj të kabinetit qeveritar u kompletuan, kur një ditë më parë edhe partia që do të drejtojë koalicionin, OBRM-PDUKM, konfirmoi ekipin e saj. Ministër i Mbrojtjës do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski kurse nënkryetari tjetër i saj, Aleksandar Nikollovski do të jetë zv/kryeministër dhe Ministër për Transport. Ministër i Brendshëm do të mbetet ministri i deritanishëm teknik, Pançe Toshkovski.

Zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive do të jetë Ivan Stoilloviq nga partia serbe në koalicion, kreu i Aerodromit Timço Mucunski do të jetë ministër i Jashtëm dhe për Tregti të Jashtme. Me Financat do të ministrojë Gordana Dimitrievska Koçovska kurse me dikasterin e Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë të Para Minerale do të udhëheqë Sanja Bozhinovska.

Cvetan Tripunovski do të marrë drejtimin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave kurse Vaesna Janevska Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ministër për Vetëqeverisje Lokale do të jetë Zllatko Perinski kurse për Kulturë dhe Turizëm dhe të jetë Zoran Lutkov.

Kuadri tjetër i OBRM-PDUKM-së Stefan Andonovski do të menaxhojë Ministrinë për Tranformim Dixhital kurse Borko Ristovski do të jetë Ministër për Sport. Partneri i koalicionit të Mickoskit Lupço Dimovski do të jetë zv/kryeministër për Sistem Politik kurse Shaban Saliu do të jetë ministër pa resor, i angazhuar për zbatimin e dekadës së romëve.

Advertisement

OBRM-PDUKM

1. Ministër i Mbrojtjes – Vlladi Misajllovski

2. Ministër për Transport (zv/kryeministër) – Aleksandar Nikollovski

Advertisement

3. Ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski

4. Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive (zv/kryeministër) – Ivan Stoillkoviq

5. Ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme – Timço Mucunski

Advertisement

6. Ministër i Financave – Gordana Dimitrieska Koçovska

7. Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale – Sanja Bozhinovska

8. Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave – Cvetan Tripunovski

Advertisement

9. Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Vesna Janevska

10. Ministër për Vetëqeverisje Lokale – Zllatko Perinski

11. Ministër për Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov

Advertisement

12. Ministër për Transformim Dixhital – Stefan Andonovski

13. Ministër për Sport – Borko Ristovski

14. Zv/kryeministër për Sistem politik – Lupço Dimovski

Advertisement

15. Ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve – Shaban Saliu

Koalicioni VLEN do të ketë gjashtë ministra në kabinet dhe emrat e tyre tashmë janë konfirmuar nga partitë. Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Arben Taravari do të rikthehet në postin e ministrit të Shëndetësisë, Orhan Murtezani do të jetë ministër për Çështje Evropiane, Fatmir Limani, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj kurse Besat Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës. Arben Fetai do të jetë Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë.

VLEN

Advertisement

1. Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (zv/kryeministër i parë) – Izet Mexhiti

2. Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari

3. Ministër për Çështje Evropiane – Orhan Murtezani

Advertisement

4. Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj – Fatmir Limani

5. Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi

6. Zv/kryeministër përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai

Advertisement

Edhe partia e Maksim Dimitrievskit, ZNAM, ka konfirmuar kandidatët e saj. Ministër i ardhshëm i Drejtësisë do të jetë Igor Filkov kurse ministër për Administratë Publikë do të jetë Goran Minçev.

ZNAM

7. Ministër i Drejtësisë – Igor Filkov

Advertisement

8. Ministër për Administratë Publike – Goran Minçev./Alsat/

Trending

Exit mobile version