Maqedonia

Maqedoni, mbi 30 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend ka shkuar në 6 339, me 32 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

MV ka regjistruar edhe 617 raste të tjera COVID-19, numri total i të cilave arrin kështu në 184 893.

Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 450 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 165 527.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 13 027.

Advertisement

Trending

Exit mobile version