Maran: Dua të arrij Europianin me Shqipërinë/ Dy vendet tona të lidhura ngushtë me futbollin

Share

Shqipëria është shumë e lidhur me Italinë ku përjashtim nuk bën futbolli. Rolando Maran është trajneri i pestë i Kombëtares që vjen nga ana tjetër e Adriatikut. Maran ka treguar emocionet e para shqiptare në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

“Fanella e Shqipërisë me emrin tim dhe numrin 28, si Europiani që duam të marrim pjesë. Më dha një ndjesi përgjegjësie dhe gëzimi. Ëndërroj të arrij rezultate të rëndësishme dhe të shkruaj një faqe të historisë”, tha trajneri i ri i Kombëtarës, Rolando Maran. Shqipëria është përfaqësuesja e parë në karrierën rreth 25-vjeçare të Rolando Maran që ka qenë e gjitha në Itali.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit