Albania

Masa e sigurisë për mjekët, Pere e shqetësuar për pamjen: Më keni shtrembëruar fotot

Published

on

Mjekja Alketa Pere një nga doktorët e spitalit Onkologjik që janë më masë sigurie pas skandalit të trajtimit të pacientëve me kancer ka thyer heshtjen.

Ajo ka folur për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime.

‘Unë do të prononcohem pas.

Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka.

Advertisement

Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.

Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.

E di se çfarë do të thotë një pacient me kancer në familje.

Advertisement

Duhet të ndryshojë struktura, të ndryshojë e gjithë.

Jam shumë e lumtur me prokurorin që e quajtur rrugëtimi. Çdo njeri në qelizë, duhet të dijë rrugëtimin e pacientit.

Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Mund të ketë dikush që i drejton në spitalet private, por duhet të sqarohen mirë pacientët në privat’, tha mjekja Alketa Ymeri për mediat.

Advertisement

Trending

Exit mobile version