Albania

“Mësimet e Nënë Terezës mbeten frymëzim për çdo shqiptar”, mesazhet e politikës në ditën e shenjtores bamirëse

Published

on

Mësimet e Nënë Terezës mbeten frymëzim për çdo shqiptar, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një postim në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin” shprehet Begaj.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale një shprehje të Shenjtores: “Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t’u lutur, gjej një minutë për të qeshur”.

Advertisement

Trending

Exit mobile version