Shendetesi

Ministrja Koçiu: 412.014 qytetarë gjatë 2023 kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare

Published

on

Në Urgjencën Kombëtare gjatë vitit 2023 kanë mbërritur 412.014 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu tregon gatishmërinë e stafit të Urgjencës Kombëtare dhe korrektësinë gjatë kryerjes së detyrës.

Statusi i Koçiut:

Përgjatë vitit 2023 në drejtim të Urgjencës Kombëtare kanë mbërritur 412.014 telefonata nga e gjithë 🇦🇱 si dhe janë realizuar 111.885 misione të shërbimit paraspitalor.

Advertisement

🏥 Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i është përgjigjur në kohë reale të gjitha thirrjeve të ardhura nga qytetarët drejt 127 për ndihmë mjekësore 👩‍⚕️👨‍⚕️

#MSHMS
#Shëndetiipari

Advertisement

Trending

Exit mobile version