Bota

Misteri i shtëpisë më të vetmuar në botë

Published

on

Fotografitë e një shtëpie të vogël të bardhë e vetme në një ishull të largët po qarkullojnë dhe teoritë konspirative nuk po ndalojnë.

Ajo është emëruar si shtëpia më e vetmuar në botë dhe për shumë njerëz duket si një shtëpi ëndërrash.

Teoritë e konspiracionit për shtëpinë e bardhë lindën pasi fotot u publikuan  në instagram.

Në foto shihet një shtëpi piktoreske në mes të një shpati të gjelbër, e rrethuar nga deti blu në të dy anët.

Advertisement

Po ku ndodhet?

Sipas The Mirror kjo shtëpi është e vendosur në Ellidaey, një ishull i largët në jug të Islandës.

 Ky ishull i vogël është pjesë e Vestmannaeyjar, një arkipelag me 15 deri në 18 ishuj.

Advertisement

Sot, ishulli është i shkretë, por dikur ishte i banuar nga pesë familje.

Familja e fundit u largua në vitin 1930 dhe ishulli ka qenë i pabanuar që nga ajo kohë.

Për vite, thashetheme dhe teori të ndryshme misterioze kanë mbizotëruar në lidhje me shtëpinë e vogël të bardhë në ishullin e largët.

Advertisement

Një thashethem thotë se është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi ta përdorë atë në rast të një zbulimi të zombies, raporton “The Sun”.

Të tjerë kanë pohuar se shtëpia i përket këngëtarit të famshëm Islandez Bjork ose një vetmitari fetar.

Disa në rrjetet sociale pohuan se shtëpia nuk ekziston fare dhe fotot janë montazhe.

Advertisement

Në fakt, shtëpia në Ellidaey Island i përket Shoqatës së Gjuetisë llidaey.

 E ndërtuar në vitet 1950, ajo shërben si një shtëpizë gjuetie dhe sauna për anëtarët e klubit.

Trending

Exit mobile version