Show - Biz

Në ndeshjen e parë të Euro 2020, Ronaldo i thyen dy rekorde

Published

on

Sonte ishte pa dyshim nata e Cristiano Ronaldos. Portugalia e nisi kampanjën në Euro 2020 me fitore 0:3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke thyer edhe dy rekorde në Kampionatet Evropiane.

Fillimisht me paraqitjen e tij në këtë takim, Ronaldo theu rekordin duke u bërë futbollisti i parë që paraqitet në pesë Kampionate Evropiane.

Më pas me këta dy gola, Ronaldo e theu rekordin e Platinis që kishte nëntë gola të shënuar në Kampionatet Evropiane.

Advertisement

Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianeve me 11 gola, duke e kaluar Michel Platinin, i cili ka nëntë. 

Trending

Exit mobile version