rajoni

Në Serbi, 33 mijë më shumë të vdekur se të lindur

Published

on


Enti Republikan i Statistikave njoftoi se në periudhën janar–nëntor 2025, në Serbi janë lindur të gjallë 53.283 persona, ndërsa kanë vdekur 85.657 persona.

Rritja natyrore negative për 11 muajt e parë të këtij viti arrin në 32.374 persona.

Në Serbi, gjatë periudhës janar–nëntor 2025, shënohet rënie e numrit të lindjeve me 1.886, përkatësisht me 3,4 për qind, si dhe rënie e numrit të vdekjeve me 3.829, ose 4,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Advertisement

Në të njëjtën periudhë, numri i të lindurve të gjallë është 53.283 dhe, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i të lindurve ishte 55.169, shënohet rënie prej 1.886, përkatësisht 3,4 për qind.

Numri i të vdekurve në periudhën janar–nëntor 2025 është 85.657 dhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i të vdekurve ishte 89.486, shënohet rënie prej 3.829, ose 4,3 për qind.

Advertisement

Trending

Exit mobile version