Në një video-përditësim mbi konfliktin në Lindjen e Mesme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se një proces për të “arritur një paqe historike midis Izraelit dhe Libanit” është duke u zhvilluar.
Por ai thotë se është “e qartë për ne se Hezbollahu po përpiqet ta sabotojë këtë”.
- Për kontekst, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe Hezbollahu kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Izraeli ruan “lirinë e plotë të veprimit” kundër çdo kërcënimi, thotë Netanyahu, duke thënë se Izraeli kreu sulme të enjten dhe të premten.
Ai shton se Izraeli po e ndryshon “fytyrën e Lindjes së Mesme” dhe se po bashkëpunon plotësisht me SHBA-në. Ai vlerëson Donald Trumpin për “ushtimin e presionit shumë të fortë ndaj Iranit, si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht”.

