Një zjarr i madh përfshiu resortin luksoz Viva Dominicus Beach by Wyndham në bregdetin juglindor të Republikës Dominikane, duke shkaktuar vdekjen e një turisteje italiane dhe evakuimin e rreth 1,700 pushuesve dhe punonjësve.
Viktima u identifikua si 46-vjeçarja italiane Francesca Valentino, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan në spital dhe gjashtë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje.
Sipas autoriteteve, flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe materialeve të ndezshme të përdorura në çatitë prej palme të kompleksit turistik. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi dhe turistë që largoheshin me nxitim drejt plazhit për t’u shpëtuar flakëve.
Rreth 1,690 turistë u zhvendosën në hotele dhe struktura të tjera pranë zonës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve arritën ta vënë zjarrin nën kontroll pas disa orësh përpjekjesh. Resorti fqinj Viva Wyndham Dominicus Palace nuk pësoi dëme dhe vazhdon të funksionojë normalisht.


