UK
Para gjyqit për abuzimin seksual, Mbretëresha merr vendimin drastik për Princin Andrew
Mbretëresha Elizabeth ka hequr së fundmi një sërë rolesh ushtarake dhe tituj mbretërorë të mbajtur nga princi Andrew
Sipas Buckingham Palace , ky vendim , i cili përfshin edhe ndalimin e përdorimit të titullit “Lartësia Mbretërore” vjen pasi një gjykatëse amerikane dha dritën jeshile që ai të përballet me një padi civile për sulm seksual.Princido ta mbrojë çështjen e tij në gjykatë si një qytetar i thjeshtë dhe s’do të ketë mundësi të përdorë titujt e tij për t’i shpëtuar gjykimit.Andrew shërbeu në Marinën Mbretërore për 22 vite dhe gjatë kësaj kohe mbajti nëntë role nderi ushtarake. Në vitin 2017, Mbretëresha e emëroi atë kolonel të Gardës Grenadier, një regjiment elitar këmbësorie i Ushtrisë Britanike, një post nderi që dikur mbante babai i tij, Princi Philip.