Albania

Përmbytje në Vlorë, uji hyn në biznese dhe kthen rrugët në lumenj/ Situatë alarmante në disa zona

Published

on

Qendra historike dhe lagje përreth në qytetin e Vlorës janë përmbytur pasditen e kësaj të premte pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

Të gjitha rrugicat e lagjës janë pushtuar nga uji, pasi sistemi i kanaleve kulluese ka dalë jashtë shërbimit.

Situata ka qenë e vështirë pasi prania e ujit ka krijuar edhe trafik të automjeteve në disa rrugë të qytetit të Vlorës.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e Euronews Albania bëhet me dije se shiu i rrëmbyer ka shkaktuar dëme edhe në bizneset e qytetit bregdetar, teksa uji ka vërshuar drejt karrigeve dhe tavolinave.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/10/Snapinsta.app_video_3748A10DCCE9D71DA741CFC243297390_video_dashinit.mp4

Advertisement

Trending

Exit mobile version