Bota

Përmbytjet në Spanjë, protesta të dhunshme në Valencia

Published

on

Përleshje të dhunshme shpërthyen në qendër të Valencias të shtunën mes mijëra qytetarëve dhe Policisë. Sipas raportimeve, akte të forta dhune u regjistruan gjatë një proteste ku kërkohej dorëheqja e Carlos Mazón, guvernatorit të rajonit, i cili akuzohet nga qytetarët për menaxhimin e  dobët të situatës pas përmbytjeve biblike që goditën rajonin më 29 tetor.

Përmbytjet e tetorit lanë shkatërrime të mëdha në rreth 80 bashki dhe protestuesit shprehen se mungesa e protokolleve efektive të emergjencës e përkeqësoi tragjedinë.

Bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet, deri tani janë konfirmuar 223 viktima, ndërsa vazhdojnë kërkimet dhe për disa të zhdukur.

Advertisement

Trending

Exit mobile version