Albania
Po shkonin ilegalisht në Britani me jaht, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez
Autoritetet britanike kanë kapur në Kanalin Anglez 20 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.
19 burrat dhe 1 grua, pritet të dëbohen në Shqipëri, sipas zëdhënësit të Home Office të Britanisë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht.
Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin.
Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër.
Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office.