Show - Biz

Pogba e heq shishen e birrës nga tryeza e konferencës së Euro 2020

Published

on

Paul Pogba i ka ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos për largimin e pijeve sponsorizuese nga tryeza e konferencës për media të Euro 20202, duke e hequr shishen e birrës Heineken që ishte vendosur përballë tij gjatë një konference të martën mbrëma.

Pogba, një mysliman i devotshëm, e largoi nga vetja shishen e birrës derisa foli para gazetarëve pas fitores së Francës 1:0 kundër Gjermanisë në ndeshjen hapëse mes tyre në Grupin F.

Për myslimanët, alkooli është haram, apo i ndaluar, prandaj yllin e Manchester Unitedit me gjasë e largoi shishen e birrës për shkak se nuk dëshiron t’i bëjë reklamë sponsorit të turneut të verës.

Ylli francez u bë mysliman në vitin 2019 dhe u arsyetua për ketë vendim duke thënë se feja islame e bën më paqësor përbrenda.

Advertisement

“Më bëri të ndryshe, t’i kuptoj gjërat në jetë. Mendoj se, mbase, më bën edhe më paqësor përbrenda”, kishte thënë Pogba më 2019.

Qëndrimi i Pogbas vjen vetëm një ditë pasi Cristiano Ronaldo i hoqi dy shishe të Coca-Colas, që ishin vendosur para tij në konferencën për media para ndeshjes së Portugalisë kundër Hungarisë.

36-vjeçari i pasionuar pas shëndetit – i cili në të kaluarën kishte treguar se pijet e gazuara e irritojnë – i largoi dy shishe të Coca-colas nga tavolina e tij para se të bërtiste në gjuhën portugeze: “Pini ujë!”

Advertisement

Pastaj, ai i vendosi një shishe me ujë përballë vetes për pjesën e mbetur të intervistës.

https://twitter.com/ViniJohny28/status/1404945476848336896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404945476848336896%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpaul-pogba-e-heq-shishen-e-birres-nga-tryeza-e-konferences-se-euro-2020%2F

Trending

Exit mobile version