[vplayer id=”181117″]
Katër ndeshjet e javës së 33-të në Premier League, prodhuan gola të shumtë të shënuar.
Tottenham u rikthye te fitorja, pasi mposhti 1-0 skuadrën e Wolves në transfertë. Pavarësisht suksesit, “Spurs” mbeten në vendin e 18-të që të rrëzon në Championship.
Shkak për këtë, u bë fitorja 2-1 e West Ham ndaj Everton, e cila i ngjit ata në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 17-të, dy pikë më shumë se Tottenham.
Fitore regjistroi edhe Liverpool, që triumfoi 3-1 ndaj Crystal Palace, për të marrë suksesin e tretë radhazi.
Në duelin tjetër, Fulham fitoi minimalisht ndaj Aston Villas.

