Bota

Presidenti gjerman vetëkarantinohet

Published

on

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është vetëkarantinuar, sepse një nga truprojat e tij rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi sot zyra e tij.

“Presidenti ka bërë testin dhe është në pritje të rezultatit, ndërsa qëndron i izoluar si masë paraprake”, tha presidenca.

Në fund të marsit, gjithashtu, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu nënshtrua një karantine dyjavore, pas kontaktit me një mjek të infektuar.

Advertisement

Trending

Exit mobile version