Show - Biz

Prizren, hapet “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ti”

Published

on

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë në qytetin historik në Prizren është hapur “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ti”. Përmes këtij aktiviteti synohet promovimi turistik i Tiranës.

Aktiviteti për shënimin e këtij përvjetori fillimisht nisi me një takim në mes të përfaqësuesve nga bashkia e Tiranës dhe kryetarit të komunës së Prizenit, Mytaher Haskuka.

Gjatë hapjes se “Muzeut Lëvizës Tirana vjen tek ti”, nënkryetarja e Bashkësisë së Tiranës, Anuela Ristani tha se në këtë 100 vjetor vendosën që historinë e Tiranës ta sjellin në vendet me të afërta.

Ajo tha se pandemia ndikoi që shqiptarët në vend që të udhëtonin drejt vendeve tjera të zbulonin thesare të çmuara që i ka toka shqiptare.

Advertisement

Ristani tha se nisja e aktivitetit të Muzeut Lëvizës në Prizren ishte nisje e mbarë.

“Na shërbeu që përpara se ta bëjmë bitën që të di më shumë për ne, le të dimë më shumë ne rreth njëri-tjetrit. Ishte një mundësi fantastike që të sillnim Tiranën, historinë e saj atë që ofron por edhe të mësonim nga të gjitha vendet ku do të shkojmë dhe për t’i treguar secilit nga qytetet tjera që janë pjesë e shoqatës apo në këtë Ballkanin tonë ku flasim shqip se ku janë disa vende miqësore dhe destinacione ku me të vërtetë kalohet mirë, mëson diçka”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo tha se “Tirana vjen tek ti” është një projekt që synon promovimin e turizmit të kryeqytetit shqiptar.

Advertisement

Është një projekt që në koncept është turistik që ne të promovojmë njëri-tjetrin dhe t’i japim mundësi njëri-tjetrit që të festojmë por edhe të promovojmë”, tha Kambo.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi këtë nismë e ka konsideruar si veçantë dhe kërkoi që të bëhet traditë pasi kjo siç tha ai nuk do ndikoj vetëm në aspektin turistik por edhe në atë historik dhe vëllazëror.

“Kjo nismë e sotme që është marr në kuadër të Unionit të Bashkive të Rajonit të vlejë për një thellim të mëtejshëm për një qëmtim më të thellë të Prizrenit të bukur i cili nuk ka vetëm këngë dhe lumenj por ka edhe një histori të larmishme që duhet studiuar nga secili prej nesh”, tha ambasadori shqiptar.

Advertisement

Trending

Exit mobile version