Show - Biz

Reali pranë titullit

Published

on

Real Madridi ka bërë edhe një hap vendimtar në rrugën drejt titullit në La Liga.
Reali të hënën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Granadas, në kuadër të xhiros së 36-të të kampionatit spanjoll.

Dy xhiro para fundit Real Madridi udhëheq me 83 pikë, katër më shumë se Barcelona. Me fitore në xhiron e ardhshme, madrilenët sigurojnë titullin.

Një fillim i furishëm i ka mjaftuar Realit.

Ferland Mendy shënoi për 1:0 në të mirë të Realit në minutën e dhjetë. Në minutën e 16-të Karim Benzema shënoi për 2:0.

Advertisement

Darwin Machis ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 50-të, por gola tjerë nuk pati. Kështu Reali i është afruar fare pranë titullit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Advertisement

Trending

Exit mobile version