Albania
Receta që i duhet sot Partisë Demokratike-Nga Helidon Kastrati
- Në kryesinë e PD është urgjente të bëjnë nul përjashtimin e gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike.
- Të votohet për ‘non grata’ e Berishës në Kryesinë e re ose të bëhet nul çdo vendim pa pasur vendimin e kryesisë së re. (Kjo do bëjë dy gjera: Do ti japë nder Berishës, por do heqë “moralin” Berishës që kjo ishte arsyeja qe ai rikthye, po kjo s’duhet jetë kusht, po dëshira tij nëse ai vazhdon apo jo!
- Shtrëngimi i dorës për një parti të bashkuar duke dalë me një zë të bashkuar e pa hatërmbetje.
- Mbajta e një Kongresi të ri brenda 1 muaji për zgjedhjen e një kryetari të ri me mandat 1 vit të përkohshëm si periudhe transitore…. deri në zgjedhjet e Kryetarit te ri, për të krijuar Besim. ( kjo do bënte që nëse zgjidhej Sali Berisha ai do ketë 1 vit kohë të reflektojë për të hapur rruge me dëshirën e tij.
- Asnjë kryetar nuk mundet të jetë më shumë se 2 mandate… (nëse ai Kryetar duhet iki sipas statusit, por se ka bërë dy mandate e i ka fituar te dyja zgjedhjet ai bëhet automatikisht me titull e do ketë një votë në Kryesine e PD e bëhet: Kryetar nderi për jetë si senator.
(Nëse ky kryetar humb zgjedhjet automatikisht brenda 24 orësh duhet japë dorëheqjen).