Albania

Riparimi i aksit Vorë – Durrës pezullohet për shkak të trafikut të rënduar

Published

on

Punimet për riparimin e autostradës nga Vora në Durrës janë ndërprerë deri në hartimin e një plani masash nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit për të mirëmenaxhuar trafikun.

Ndërprerja e punimeve erdhi pas trafikut të rënduar të automjeteve krijuar të hënën ndërsa nisi puna në segmentin nga Vora në Maminas i cili u bllokua për qarkullimin e makinave.

Me hartimin e planit të ri të qarkullimit të automjeteve, punonjësit do të kthehen në autostradë për të ndërhyrë për rinovimin e asfaltit të degraduar.

Autostrada do të riparohet në të dy krahët e saj nga Vora tek ura e Dajlanit në Durrës, dhe anasjelltas.

Advertisement

Sipas Autoritetit Rrugor, punimet do të kryehen me segmente dhe parashikohet të zgjasin një deri në dy ditë për çdo segment rruge.

Trending

Exit mobile version