Rolando Maran trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare! Angazhim për të trajnuar ekipin që përfaqëson një popull me krenari të madhe

Share

FSHF ka prezantuar trajnerin e ri të kombëtare shqiptare, Rolando Maran.

Në një konferencë për mediat, Rolando Maran ka shprehur falënderime e vlerësime, që i është dhënë mundësia për të trajnuar kombëtare shqiptare që siç theksoi ai.

“Falënderime presidentit më dha mundësinë për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Është diçka që ndihet, është edhe një krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj atë dashurinë për këtë fanellë , për këtë komb ta transferoj në fushë, duke dhënë të gjithë angazhimin,. Për mua është një impenjim një angazhim moral, është diçka shumë e fortë ajo që ndjej për këtë mision. Të transmetoj në fushë atë që përfaqësoni ju, për të gjithë tifozët dhe të gjithë kombin”, tha ai.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit