Bota

Rritet bilanci t viktimave nga shembja e digës në Brazil

Published

on

Bilanci i i viktimave nga shembja e një dige pranë një miniere në Brumadinho, në juglindje të Brazilit, ka arritur në 134 dhe rreth 200 konsiderohen të zhdukur.

Në ditën e njëmbëdhjetë të kërkimeve, forcat zjarrfikëse në shtetin e Minas Gerais saktësuan se 199 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur dhe se 120 nga 134 trupat e gjetur janë identifikuar.

Kërkimet u ndërprenë për disa orë të dielën dhe të hënën për shkak të motit të keq, por helikopterët kanë rinisur monitorimet nga ajri të zonës pasditen e sotme.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale”. Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gera.

Advertisement

Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version