Kosova

Scholz pret Kurtin në Gjermani, detaje nga Samit i Berlinit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfaqësojë Kosovën në Samitin e Berlinit, që shënon 10-vjetorin e këtij procesi të rëndësishëm. Ai është pritur nga kancelari i Federatës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Samiti do të mbledhë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të vendeve të tjera të Perëndimit në kryeqytetin gjerman të hënën. Diskutimet do të fokusohen në objektivat e ardhshme të Procesit të Berlinit, që synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, shkruan A2.

Në këtë jubile, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë një plan të ri katërvjeçar veprimi për tregun e përbashkët rajonal, si dhe marrëveshje të reja për qasje në arsim në shkollat e mesme.

Në agjendën e këtij 10-vjetori, është parashikuar pritja e delegacioneve nga kancelari Olaf Scholz. Organizatorët do të mbajnë një sesion mbi bashkëpunimin rajonal dhe tregun e përbashkët.

Advertisement

Përveç kësaj, do të ketë edhe një sesion të dytë që do të përqendrohet në agjendën e gjelbër, lidhshmërinë dhe energjinë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë rajonin.

Trending

Exit mobile version