UK

Shakaja e Trump gjatë vizitës në Britani: Jam “ngopur” nga bukuritë dhe vendet historike! Po erdhi mbreti Charles në SHBA do hajë darkë e direkt në gjumë

Published

on

Sipas një raportimi të gazetës britanike Mirror, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në mënyrë humoristike se, në fund të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ishte “ngopur” nga të gjitha bukuritë dhe vendet historike që i ishin prezantuar gjatë qëndrimit.

Komentet, thuhet se u bënë gjatë një eventi privat në rezidencën Checkers, ku ishin të pranishëm drejtues të industrisë së teknologjisë. “Kalova mrekullisht. Më çuan në Kalanë e Windsor-it, pashë gjëra të mrekullueshme. Edhe në Checkers – sërish gjëra të mrekullueshme. Kam parë çdo monument… por tani jam ngopur,” u shpreh Trump me ironi.

Më tej, ai thuhet se është shprehur me humor se, kur Mbreti të vizitojë Uashingtonin, nuk ka ndërmend ta çojë në ndonjë monument historik:

“Do organizoj një darkë zyrtare. Mund të vish, të hash dhe të shkosh direkt në gjumë. Nuk ka nevojë të të shëtis në Memorialin e Linkolnit,” citohet të ketë thënë Trump.

Advertisement

Deklaratat e tij shkaktuan reagime në Mbretërinë e Bashkuar. Përfaqësuesi i Liberal Demokratëve për çështjet e kulturës, Max Wilkinson, u shpreh me ironi:

“Kjo po që është mirënjohje! Ndoshta herën tjetër duhet ta çojmë në një studio të bronzimit artificial dhe t’i japim një Happy Meal.”

Advertisement

Trending

Exit mobile version