Show - Biz
Shaqiri zëvendësues në fitoren e Lyonit
Lyoni e ka nisur me fitore kampanjën në fazën grupore të Ligës së Evropës. Në kuadrë të grupit A, Lyoni francez të enjten mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Rangersit skocez.
Xherdan Shaqiri ishte rezervist te Lyoni. Ai luajti prej minutës së 71-të. E zëvendësoi Karl Toko Ekambin.
Kur hyri Shaqiri në lojë, rezultati ishte 2:0 në të mirë të Lyonit. Pikërisht Ekambi shënoi për 1:0 në minutën e 23-të. Ndërsa Jamer Tavernier shënoi autogol për rezultatin 2:0 në të mirë të Lyonit.
Shaqiri fundjavën e kaluar debutoi me sukses në kampionatin francez.