Analisti Indrit Vokshi ka folur mbrëmjen e kësaj të diele në “Review”, me moderatore Greta Topjana, lidhur me situatën dhe zhvillimet më të fundit mes luftës Iran-SHBA në Lindjen e Mesme dhe bisedimet që pritet të ndodhin ditën e nesërme në Pakistan.
Sipas Vokshit, ka ekzistuar një dokument, sipas dëshmive reale të disa gjeneralëve, lidhur me synimin e SHBA për të shkatërruar 7 shtete në Lindjen e Mesme, në mënyrë që kryesisht të kontrollojë energjinë dhe asetet e këtyre vendeve.
“SHBA ka disa dokumente të demaskuara edhe nga Wesley Clark në një forum, ku thotë se Amerika ka si qëllim të shkatërrojë 7 shtete në Lindjen e Mesme dhe do t’i shkatërrojë për 3 arsye kryesore: që është kontrolli i burimeve energjetike, rivaliteti me fuqitë e tjera si Rusia, Kina dhe siguria e Izraelit, i cili përveç se është një shtet, është edhe një bazë ushtarake operacionale e SHBA. Është shteti më i sigurt dhe aleati më i sigurt,” – tha Indrit Vokshi.

