Bota

SHBA, mbi 400000 të infektuar me koronavirus

Published

on

SHBA tejkaloi sot pragun e 400000 rasteve të infektimit me koronavirusin e ri.

Fuqia e parë në botë ka numrin më të madh të rasteve të raportuara me COVID-19, 401166, më shumë se një e katërta e rasteve botërore.

Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e COVID-19 në vend, regjistroi sot një rekord të ri të numrit të vdekjeve nga koronavirusit i ri, me 779 vdekje në 24 orët e fundit.

SHBA numërojnë, gjithashtu, edhe të paktën 12.912 vdekje. Vendi ka raportuar më shumë se 1 000 vdekje të reja çdo ditë, që nga mesi i javës së kaluar, pavarësisht masave të kontrollit të vendosura gradualisht nga shteti në shtet.

Advertisement

Autoritetet kanë paralajmëruar se midis 100000 dhe 240000 njerëz në total mund të vdesin nga COVID-19 në SHBA, sipas modeleve, duke udhëzuar ndjekjen e distancimit social.

Trending

Exit mobile version