Bota

SHBA, mbi 49000 raste të reja me Covid-19

Published

on

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 49,536 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 5.09 milionë persona, shkruan CNN.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 163,463 persona, që është më e madhja në botë. Në raportin më të ri u regjistruan 525 viktima të reja.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.

Advertisement

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Trending

Exit mobile version