SHBA: Nuk kemi kërkuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin

albnews
By
1 Min Read

Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin.

Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se këto lajme janë të pasakta dhe i quajti “gazetari e keqe”.

Ajo theksoi se SHBA nuk ka bërë kërkesë për një zgjatje armëpushimi.

Deklarata erdhi në përgjigje të disa raportimeve të mediave për këtë çështje. Por, SHBA-të shprehen të gatshme për bisedime me Iranin, për të pasur një marrëveshje.

Share This Article